Shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, reagon Bajrami: Nder të jem pjesë e kësaj kombëtareje

Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami hyri në histori duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian, vetëm 23 sekonda pas fillimit

Qeshor 26, 2024 - 16:45
 0
Shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianit, reagon Bajrami: Nder të jem pjesë e kësaj kombëtareje
Futbollisti kuqezi, Nedim Bajrami hyri në histori duke shënuar golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian, vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes me Italinë.
Ai ka reaguar pasi mori fund rrugëtimi i Shqipërisë në Euro 2024 dhe ka shprehur krenarinë që përfaqësoi kombëtaren në këtë turne.

“Një nder i madh për mua të isha pjesë e këtij rrugëtimi ku përfaqësova Shqipërinë time. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë shqiptarët për mbështetjen e palodhur. Brohoritjet tuaja në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj na kanë bërë të japim maksimumin tonë. Nder dhe privilegj të jem pjesë e kësaj kombëtareje Faleminderit shumë nga zemra për gjithçka. Me shumë mirënjohje, Nedim Bajrami”, ka shkruar mesfushori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NB (@bajraminedim11)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.