VIDEO/ Një tragjedi në familjen lezhiane: Vdesin dy djem dhe babai. Kush ishte shqiptari nga Kosova që..!

Ditën e sotme në studion e emisionit Me zemër të Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News 24 do te trajtohet rasti tragjik i humbjes së jetës së një 27-vjeçari nga Lezha, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik. Si pasojë e këtij aksidenti, mbeti i vdekur në vend drejtuesi e motomjetit Endrit […]

Qeshor 26, 2024 - 17:00
 0
VIDEO/ Një tragjedi në familjen lezhiane: Vdesin dy djem dhe babai. Kush ishte shqiptari nga Kosova që..!

Ditën e sotme në studion e emisionit Me zemër të Hapur të moderatores Evis Ahmeti në News 24 do te trajtohet rasti tragjik i humbjes së jetës së një 27-vjeçari nga Lezha, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Si pasojë e këtij aksidenti, mbeti i vdekur në vend drejtuesi e motomjetit Endrit Ndrecaj dhe u plagos rëndë pasagjeri që udhëtonte në këtë motomjet, shtetasi Amarildo Pjetri.

Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar ndihmën e institucioneve ligjore për të vendosur drejtësi në lidhje me këtë aksident dhe humbjen e jetës së të afërmit të tyre, por deri më sot shprehen ata, asgjë nuk ka ndodhur.

Pikërisht për këtë arsye motra e viktimës ndodhet sot në studio për të rrëfyer ngjarjen. Ndiqni emisionin.

Anxhim motra i viktimës 27-vjeçar në aksident: Gjendja në familje është shumë e rëndë, sepse familja ime është shumë e varfër. Babai ka tetë muaj që ka vdekur. Ai ka ikur me zemër të plasur. Unë jam e martuar dhe bashkëshorti nuk ka dëshirë që unë të dal në mënyrë publike me fytyrë. Ne kemi qenë 6 fëmijë, 3 motra dhe 3 vëllezër, e tani jemi 3 motra dhe 1 vëlla. Njëra nga motrat është e ndarë me 3 fëmijë dhe jeton me mamin në Lezhë, një tjetër është e martuar në Serbi.

Vëllai që ka vdekur më 2010 ka pas rënë me shtyllë kurrizore në gurë, ndërsa më 2019 vëllai tjetër ka vdekur në aksident me makinë. Mua më ka marrë mama në telefon dhe mendova me vete se ka luajtur mama mendsh se e ka pasur me debulesë. Në ato momente lajmërova motrën e madhe, që të vinte në ceremoninë mortore të vëllait. Dikush nga fshati ka thënë se ka vdekur vëllai im. Vëllai ka qenë duke rregulluar një dhomë, se kemi qenë me prit që të fejohet e të martohet. Dikush nga shokët e tij e ka lajmëruar që ta marrë. Kur kanë qenë duke ardhur nga Shëngjini, kur mbarojnë dritat e rrugës, një kosovar ka humbur kontrollin e makinës së vet, ka dalë në krah të vëllait dhe i ka rënë vëllait, vëllai nuk ka pasur ku të shkojë, i ka dalë shpirti në derën e një shtëpie aty pranë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.