Konferenca e Programit Dragon, shtohen përpjekjet për vëzhgimin të Tokës me një marrëveshje të re

Konferenca e Programit Dragon, një bashkëpunim i madh shkencor mes Kinës dhe Evropës, u hap të hënën në Lisbonë, duke shënuar kalimin nga Plani Dragon 5 i Vëzhgimit të Tokës në Planin Dragon 6. Giithashtu ajo përfshiu edhe një marrëveshje të re mbi ndryshimin e klimës dhe të dhënat e mëdha. Organizuar nga Ministria e […]

Qeshor 26, 2024 - 17:40
 0
Konferenca e Programit Dragon, shtohen përpjekjet për vëzhgimin të Tokës me një marrëveshje të re

Konferenca e Programit Dragon, një bashkëpunim i madh shkencor mes Kinës dhe Evropës, u hap të hënën në Lisbonë, duke shënuar kalimin nga Plani Dragon 5 i Vëzhgimit të Tokës në Planin Dragon 6. Giithashtu ajo përfshiu edhe një marrëveshje të re mbi ndryshimin e klimës dhe të dhënat e mëdha.

Organizuar nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë e Kinës dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), simpoziumi pesë-ditor tërhoqi rreth 300 ekspertë dhe studiues nga Kina dhe Evropa, për të diskutuar arritjet e Dragon 5, si edhe për të prezantuar projektet e Dragon 6, duke u fokusuar në zhvillimet më të fundit në teknologjinë e vëzhgimit të Tokës dhe aplikimin e teknologjisë së sensorit në distancë satelitore, në mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e fatkeqësive.

Foto nga VCG

Në ceremoninë e hapjes, Kina dhe Evropa nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për Fazën 6 të Programit Dragon, e cila shtrihet nga viti 2024 deri në 2028.

Marrëveshja mbulon dhjetë tema kryesore, duke përfshirë tokën, atmosferën, ndryshimet klimatike dhe të dhënat e mëdha. Sipas marrëveshjes, të dyja palët do të vazhdojnë të promovojnë ndarjen dhe aplikimin e të dhënave të vëzhgimit të Tokës, përmes kërkimit bashkëpunues, shkëmbimeve akademike dhe trajnimit të talenteve.

Duke filluar nga ky vit, Qendra e Shkëmbimit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, do të marrë përsipër menaxhimin e Programit Dragon nga pala kineze, duke punuar së bashku me Departamentin e Vëzhgimit të Tokës të ESA-s.

Në fjalën e tij të hapjes, ambasadori i Kinës në Portugali Zhao Bentang, theksoi se Programi Dragon, është një model i bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik Kinë-Evropë.

Zhao theksoi se të dyja palët, kanë kontribuar ndjeshëm në inovacionin shkencor global dhe kultivimin e talenteve.

Kina dhe Evropa kanë mbështetur kërkimin bashkëpunues, trajnimin teknik, shkëmbimet akademike dhe shkëmbimin e të dhënave, brenda kornizës së Programit Dragon, tha Dai Gang, Drejtor i Përgjithshëm i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në Ministrinë e Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, në një fjalim video.

Këto përpjekje kanë nxitur një ekip të përbashkët kërkimor për vëzhgimin e Tokës, kanë arritur rezultate kërkimore ndërkombëtare dhe kanë ofruar mbështetje teknologjike për trajtimin e sfidave globale, si ndryshimi i klimës.

Foto nga VCG

Gao Xiang, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Shkëmbimit të Shkencës dhe Teknologjisë në Kinë, tha se Programi Dragon ka parë përmirësim të vazhdueshëm në mekanizmat e bashkëpunimit, zgjerimin e fushës së financimit, përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit dhe ekspertizës teknike, gjatë 20 viteve të fundit.

Gao vuri në dukje se programi ka zgjeruar fushat e kërkimit, burimet e të dhënave dhe numrin e shkencëtarëve pjesëmarrës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të të dyja palëve.

Josef Aschbacher, Drejtor i Përgjithshëm i ESA, tha se Programi Dragon është një nga projektet bashkëpunuese më të gjata dhe më të frytshme midis Kinës dhe Evropës.

Ai shtoi se programi, jo vetëm ka lehtësuar shkëmbimet mes shkencëtarëve nga të dyja rajonet, por ka promovuar edhe aplikimin e arritjeve teknologjike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.