Sherri në burgun grek, shqiptari pranon se vrau bashkëatdhetarin, dinamika e ngjarjes
Një shqiptar me iniciale H. T. ka pranuar vrasjen e bashkëatdhetarit 35-vjeçar Alfons Doçi gjatë përleshjes së përgjakshme të mesditës së së mërkurës
Një shqiptar me iniciale H. T. ka pranuar vrasjen e bashkëatdhetarit 35-vjeçar Alfons Doçi gjatë përleshjes së përgjakshme të mesditës së së mërkurës në një burg grek.
Fillimisht informacionet thuhej se pas krimit qëndronte një 45-vjeçar nga Kosova i cili u dërgua i plagosur në spital pas sherrit, por nga hetimet e autoriteteve rezultoi se ai që vrau 35-vjeçarin dhe plagosi 46-vjeçarin është H.T., të cilin Doçi madje e njihte nga e kaluara pasi dyshohet.
Kujtohet se sherri ifatal ka shpërthyer në burg pak pas orës 13.00 me orën greke.
Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së madhe. Kjo ishte edhe arsyeja.
Në njëfarë mënyre filloi një sherr mes të burgosurve e cila u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse me një të vdekur dhe një të plagosur.
What's Your Reaction?