Dështon takimi trepalësh ne Bruksel, Kurti paraqet tre kushtet për dialog me Serbinë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se nuk u mbajt një takim trepalësh në Bruksel, pasi Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti tri kushte për vazhdimin e dialogut me Serbinë, të cilat ishin nënshkrimi i marreveshjes, tërheqja e letres së rezervimit të […]

Qeshor 26, 2024 - 20:50
 0
Dështon takimi trepalësh ne Bruksel, Kurti paraqet tre kushtet për dialog me Serbinë

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, konfirmoi se nuk u mbajt një takim trepalësh në Bruksel, pasi Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti tri kushte për vazhdimin e dialogut me Serbinë, të cilat ishin nënshkrimi i marreveshjes, tërheqja e letres së rezervimit të Serbisë dhe dorezimin e Radojiçiç.

Ndërkohë, Serbia nuk ishte plotësisht e gatshme të pranonte kushtet e vendosura nga Kurti, megjithëse presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shprehu gatishmërinë për të eksploruar disa nga kërkesat. Vuçiq theksoi se Kurti nuk dëshiroi apo nuk guxoi të takohej me të për një dialog të drejtpërdrejtë.

Gjatë takimeve dypalëshe, Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, diskutuan me të dy liderët për qëndrimet e tyre mbi procesin e normalizimit të raporteve. Pavarësisht përpjekjeve, mospajtimet mes palëve penguan zhvillimin e një takimi trepalësh, duke lënë të paqartë rrugën përpara për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.