Dështon takimi Kurti-Vuçiç, zyrtarët e BE: Kushtet tona për dialogun nuk ndryshojnë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhen sot në bruksel për takimin e rradhës për normalizimin e marrëdhëneve

Qeshor 26, 2024 - 21:20
 0
Dështon takimi Kurti-Vuçiç, zyrtarët e BE: Kushtet tona për dialogun nuk ndryshojnë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ndodhen sot në bruksel për takimin e rradhës për normalizimin e marrëdhëneve mes dy vendeve.

Bisedimet ndëmrjetësohen nga kryediplomati europian Josep Borrell dhe i dërguari i posacëm për dialogun Miroslav lajçak të cilët pritën fillimisht veçmasi të dy liderët.

Më herët Borrell, tha se pret që të diskutohet për arritjet e deritanishme, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes.

“Fatkeqësisht, zbatimi i marrëveshjes ende nuk ka nisur. Shpresojmë që sot definitivisht të bisedojmë se si të sigurohemi që të lëvizim përpara me këtë marrëveshje. Do të diskutojmë për hapat e radhës dhe është e qartë se ajo për të cilat palët kanë rënë dakord duhet të zbatohet”, tha Borrell.

Borrell shtoi se megjithë ndryshimin e emrave në postet ndërmjetësuese marrëveshjet, konkluzionet e Këshillit dhe pritshmëritë e BE-së nuk do të ndryshojnë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Normalizimi po ashtu është i lidhur ngushtë me rrugën e pranimit të tyre në BE”, u shpreh ai.

Por, ndonëse angazhimi i BE është i lartë, pritshmëritë për arritjen e ndonjë rezultati konkret nga ky takim i rradhës, janë të ulëta. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.