EMRI-FOTO/ U kap në “shtëpi bari”, gjykata britanike dënon 24-vjeçarin shqiptar

Gjykata britanike ka dënuar me burg një 24-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham. Sipas

Qeshor 26, 2024 - 22:00
 0
EMRI-FOTO/ U kap në “shtëpi bari”, gjykata britanike dënon 24-vjeçarin shqiptar

Gjykata britanike ka dënuar me burg një 24-vjeçar shqiptar, i cili ishte arrestuar në muajin prill gjatë një operacioni anti-kanabis në Durham.

Sipas mediave britanike 24-vjeçari shqiptar Jeton Metollari u kap brenda banesës që ishte kthyer në ambient për kultivimin e kanabisit. Gjatë aksionit në banesë u gjetën më shumë se një mijë rrënjë kanabis.

Metollari ishte fshehur në një vrimë në mur ndërsa policia po ushtronte kontroll, në një moment ai doli dhe u dorëzua.

Gjithashtu gjatë aksionit të policisë në banesë u gjetën sasi të mëdha ushqimesh, alkool dhe produkte të tjera ushqimore, mesa duket për të siguruar një qëndrim të gjatë brenda.

Ndërsa në telefonin e 24-vjeçarit u gjetën video që tregonin se si mbillet dhe kultivohet kanabisi.

Gjykatësja e dënoi atë me 18 muaj burg dhe tha se i takon autoriteteve të Home Office të vendosin nëse do të dëbohet pas burgut.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.