Përballje ‘ferri’/ Përfundojnë ndeshjet në grupe, tashmë gabimet nuk falen: Njihuni me çiftet e 1/8-ave të Euro 2024
Me përfundimin e fazës së grupeve, janë përcaktuar dhe çiftet e fazës së 1/8-ave dhe rrugëtimi që do të ketë çdo ekip për të shkuar në finale. Gjermania, Spanja, Anglia, Austria, Rumania dhe Portugalia i mbyllën grupet e tyre në vendin e parë, ndërsa si vende të dyta u kualifikuan Zvicra, Italia, Danimarka, Franca, Belgjika […]
Me përfundimin e fazës së grupeve, janë përcaktuar dhe çiftet e fazës së 1/8-ave dhe rrugëtimi që do të ketë çdo ekip për të shkuar në finale.
Tashmë çdo gjë është vendosur, me fazën me eliminim direkt që fillon me 29 qershor.
Spanja do të ndeshet me Gjeorgjinë, Portugalia me Slloveninë, Rumania me Holandën, Austria me Turqinë dhe Anglia me Sllovakinë.
29 Qershor
Zvicër-Itali (Berlin, 18:00)
Gjermani-Danimarkë (Dortmund, 21:00)
30 Qershor
Angli-Sllovaki (Gelsenkirshen, 18:00)
Spanjë-Gjeorgji (Këln, 21:00)
1 Korrik
Francë-Belgjikë (Dyseldorf, 18:00)
Portugali-Slloveni (Frankfurt, 21:00)
2 Korrik
Rumani-Holandë (Mynih, 18:00)
Austri-Turqi (Leipzig, 21:00)/m.j
What's Your Reaction?