Diplomati amerikan gjendet i vdekur në një hotel, nisin hetimet

Një punonjës i ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel të vendosur në qendër të kryeqytetit ukrainas. Lajmi u konfirmua nga mediat ukrainase të cilat citojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për këtë rast. Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet me dije u gjet nga […]

Qeshor 27, 2024 - 08:15
 0
Diplomati amerikan gjendet i vdekur në një hotel, nisin hetimet

Një punonjës i ambasadës amerikane në Kiev është gjetur i vdekur në dhomën e tij në një hotel të vendosur në qendër të kryeqytetit ukrainas.

Lajmi u konfirmua nga mediat ukrainase të cilat citojnë agjencitë e zbatimit të ligjit për këtë rast.

Diplomati amerikan, emri i të cilit nuk bëhet me dije u gjet nga stafi i hotelit Hilton. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune teksa hetimet kanë nisur.

Ambasada amerikane në Kiev reagoi për këtë ngjarje me një deklaratë të shkurtër duke thënë se

“Mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në ambasadën në Kiev”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.