Sulmohet gjatë natës shtëpia e kreut të Gjykatës së Lartë, plagoset polici grek

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar pak pas mesnate shtëpinë e kreut të Gjykatës së Lartë, e vendosur në një zonë rezidenciale të Athinës. Agresorët kanë hedhur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të banesës duke lënduar një efektiv policie që ishte në shërbim dhe shkatërruar makinën e patrullës. Efektivi i lënduar mori […]

Qeshor 27, 2024 - 08:40
 0
Sulmohet gjatë natës shtëpia e kreut të Gjykatës së Lartë, plagoset polici grek

Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar pak pas mesnate shtëpinë e kreut të Gjykatës së Lartë, e vendosur në një zonë rezidenciale të Athinës.

Agresorët kanë hedhur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të banesës duke lënduar një efektiv policie që ishte në shërbim dhe shkatërruar makinën e patrullës.

Efektivi i lënduar mori plagë në duar dhe fytyrë dhe u dërgua me urgjencë në spital, teksa autorët e këtij sulmi u larguan në drejtim të paditur.

Deri në këto momente nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje, apo arsyet e sulmit ndaj shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis reagoi menjëherë për këtë ngjarje dhe kërkoi që autorët të vendosen sa më shpejt përpara drejtësisë.

“Dënojmë pa mëdyshje aktin kriminal të sulmit me molotov në shtëpinë e kryetarit të Gjykatës së Lartë, ku u plagos edhe një polic. Republika jonë dhe shtyllat e saj, si Gjyqësori dhe zyrtarët e saj, nuk janë të frikësuar. Arrestimi i menjëhershëm i autorëve është prioritet absolut i autoriteteve.  Policit të plagosur i urojmë shërim të shpejtë”, tha ai.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.