Akuzohet për tentativë grusht shteti në Bolivi, arrestohet ish-shefi i shtabit të ushtrisë
Policia boliviane ka arrestuar ish-shefin e shtabit të ushtrisë Juan Jose Zuniga, i cili akuzohet për një “tentativë grusht shteti”. Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror
Policia boliviane ka arrestuar ish-shefin e shtabit të ushtrisë Juan Jose Zuniga, i cili akuzohet për një “tentativë grusht shteti”.
Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror bolivian treguan gjeneralin Zuniga duke u larguar me një automjet policie pak pasi dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët.
“Ti je në paraburgim, gjeneral,” i tha zëvendës sekretari i brendshëm Johnny Aguilera. Ushtarë të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara ishin vendosur më herët në sheshin kryesor të kryeqytetit La Paz, rreth selisë së qeverisë.
Momento en que las Autoridades detienen al general Juan José Zúñiga, líder del intento de golpe de Estado contra el presidente #Bolivia#LuisArce pic.twitter.com/LNtzkEEiJA
— Delvys Lanfranco (@delvyslanfranco) June 26, 2024
Presidenti Luis Arce nxitoi të emërojë udhëheqjen e re në forcat e armatosura, ndërsa Gjykata e Lartë denoncoi një “sulm ndaj stabilitetit demokratik” në vend.
Gjenerali Juan Jose Zuniga pretendoi se qëllimi ishte “rindërtimi i demokracisë”.
Duke folur me gazetarët, i rrethuar nga ushtarë, ai iu referua “një demokracie të vërtetë, jo atë të pak bosëve që kanë qeverisur vendin për 30 apo 40 vjet.”
La Fiscalía General de Bolivia anunció el inicio de un proceso penal contra el general Juan José Zúñiga Macias por los hechos acontecidos en La Paz y el intento de toma del poder mediante las fuerzas armadas. Se ha emitido una ficha para que no pueda abandonar el país. pic.twitter.com/NI9br98Jqq
— Azucena Uresti (@azucenau) June 26, 2024
Komanda ushtarake e sapoemëruar urdhëroi ushtarët që ndoqën gjeneralin Zuniga në pallatin presidencial të ktheheshin në bazat e tyre, ndërsa një forcë e rëndë policore u vendos në qendër të kryeqytetit bolivian./vizionplus.tv
What's Your Reaction?