Meloni kundër marrëveshjes së partive pro-evropiane për postet e larta në komisione

Kryeministrja e Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni  ka dënuar marrëveshjen e partive pro-evropiane për postet e larta në komisione. Në një fjalim të mbajtur në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara” dhe u mor nga ato parti që besojnë se […]

Qeshor 27, 2024 - 09:05
 0
Meloni kundër marrëveshjes së partive pro-evropiane për postet e larta në komisione

Kryeministrja e Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni  ka dënuar marrëveshjen e partive pro-evropiane për postet e larta në komisione.

Në një fjalim të mbajtur në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara” dhe u mor nga ato parti që besojnë se “oligarkia është në thelb forma e vetme e pranueshme e demokracisë”.

Gjashtë liderë evropianë, duke përfshirë Emanuel Makron (Emmanuel Macron), Olaf Sholz (Scholz) dhe Donald Tusk, konfirmuan të martën një plan për të emëruar politikanen e qendrës së djathtë Ursula fon der Lajen (von der Leyen) për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe ndarjen e dy posteve të tjera kyçe mes socialistëve dhe liberalëve.

Në takimin përpara një samiti të BE-së të enjten, gjashtë liderët, të cilët përfshinin gjithashtu kryeministrat e Spanjës, Holandës dhe Greqisë, ishin negociatorët kryesorë që përfaqësonin Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, socialistët dhe liberalët, të cilët së bashku mbajnë 55% të vende në parlamentin e ri evropian.

Meloni është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, i cili është bërë grupi i tretë më i madh i parlamentit. Por ECR-ja euroskeptike u la jashtë marrëveshjes për punët kryesore.

“Grupi i tretë [më i madh] sot është një grup që nuk pëlqehet nga ata që janë duke vendosur,” tha Meloni, duke e quajtur BE-në një “gjigant burokratik” zgjedhjet e të cilit u diktuan nga ideologjia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.