Mario Mitaj renditet mes 10-të mbrojtësve më të mirë në Euro 2024

Mario Mitaj ishte ndër tre lojtarët e Kombëtares që luajtën të gjitha minutat në tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024. Me 270

Qeshor 27, 2024 - 09:50
 0
Mario Mitaj renditet mes 10-të mbrojtësve më të mirë në Euro 2024

Mario Mitaj ishte ndër tre lojtarët e Kombëtares që luajtën të gjitha minutat në tre ndeshjet e kuqezinjve në Euro 2024.

Me 270 minuta, Mitaj nuk shëtiti fanellën në fushë, por vendosi statistika të konsiderueshme.

Futbollisti 20-vjeçar i Kombëtares është i shtati në listën e mbrojtësve sa i takon rikuperimeve.

Plot 15 topa ka rikuperuar djaloshi që luan si mbrojtës i majtë, duke bërë që interesi për të të rritet.

Juventus, Bologna dhe Lazio nuk do e kenë të lehtë të bindin Lokomotivën e Moskës, që duket se ka në gjirin e vet një talent të madh.

Bastoni, Orban, Karniclik, Gvardiol, Pepe dhe Zaleuski kanë bërë më mirë se Mitaj, me djaloshin që deri tani lë pas Mittelstadt, Rudiger dhe Cancelo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.