VIDEO / Mjekja e Onkologjikut, sherr me gazetarët: Më keni shtrembëruar fotografitë! Keni etikë ju apo jo?!

Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas akuzave që rëndojnë me të si e përfshirë në skemën e mashtrimit me të sëmurët me kancer. Ajo theksoi se në spitalin e Onkologjikut duhet të bëhen ndryshime rrënjësore për të ndryshuar sistemin shëndetësor në dobi të qytetarëve. […]

Qeshor 27, 2024 - 10:55
 0
VIDEO / Mjekja e Onkologjikut, sherr me gazetarët: Më keni shtrembëruar fotografitë! Keni etikë ju apo jo?!

Mjekja e Onkologjikut, Alketa Pere, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, pas akuzave që rëndojnë me të si e përfshirë në skemën e mashtrimit me të sëmurët me kancer.

Ajo theksoi se në spitalin e Onkologjikut duhet të bëhen ndryshime rrënjësore për të ndryshuar sistemin shëndetësor në dobi të qytetarëve.

Nga ana tjetër, ajo mohoi në mënyrë kategorike të jetë e përfshirë në skemën e mashtrimit për të cilën është nën hetim.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë. Unë jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën timë nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në privat”, tha  ajo.

Ndonëse ngjarja për të cilën ajo dhe kolegët e saj janë nën hetim, mjekja Alketa Pere në prononcimin e saj është fokusuar të debatojë me gazetarët, të cilët i akuzon për mungesë etike me argumentin se nuk e kanë nxjerrë estetikisht mirë në fotot e publikuara.

“Jam e mërzitur me ju gazetarët se më keni shtrembëruar fotografitë”, thotë ajo teksa i bërtet gazetares.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.