Edhe ashtu, edhe kështu…

Nga Artur Ajazi Ajo që bie në sy në gjithë veprimtarinë e kësaj opozite, është fakti se ajo, bie ndesh gjithmonë me deklaratat e saj. Edhe kur SPAK-u heton, edhe kur GJKKO-ja dënon, edhe kur Policia e Shtetit arreston dhe godet krimin, bandat dhe korrupsionin, edhe kur kryeministri dënon ashpër veprimtaritë e paligjshme, ajo edhe […]

Qeshor 27, 2024 - 12:15
 0
Edhe ashtu, edhe kështu…

Nga Artur Ajazi

Ajo që bie në sy në gjithë veprimtarinë e kësaj opozite, është fakti se ajo, bie ndesh gjithmonë me deklaratat e saj. Edhe kur SPAK-u heton, edhe kur GJKKO-ja dënon, edhe kur Policia e Shtetit arreston dhe godet krimin, bandat dhe korrupsionin, edhe kur kryeministri dënon ashpër veprimtaritë e paligjshme, ajo edhe përkrah edhe akuzon. Qëndrime të dyzuara, opozita mban edhe ndaj faktorit ndërkombëtar.

Njëherë dalin dhe thonë “inkurajojmë SPAK-un të vazhdojë hetimin e X apo Y”, njëherë thonë pastaj se “SPAK-u është organizatë kriminale”. Edhe kur Edi Rama del dhe deklaron se “ata që hetohen, zbulohet dhe dënohen nga drejtësia, nuk kanë vend në administratën publike dhe PS”, sërish opozita del me 2-3 deklarata kontradiktore. Si ta marrim çorientimin politik të saj, si ta kuptojmë, se ajo e ka seriozisht  luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, dhe çdo funksionari shtetëror, kur në mëngjes e lavdëron, dhe në darkë e shan dhe akuzon SPAK-un dhe levat e tij ?

Ndoshta duhet kuptuar diçka tjetër, se lidershipi i saj  ka mungesë serioziteti,  dhe probleme me ekuilibrin psikik ? Megjithatë ka edhe diçka tjetër, që të bën ta besosh situatën në të cilën gjendet sot opozita, e cila në çdo rast, në çdo nismë parlamentare e qeveritare, vë “stërkëmbësa” dhe pengon me dashje mbarëvajtjen e proceseve stabilizuese dhe integruese.

“Edhe kështu edhe ashtu”, janë disa prej konstatimeve që media, shoqëria civile, grupet e interesit dhe opinioni i gjërë publik, kanë për opozitën. Qysh muajin e parë të pushtetit të Partisë Sociliste në 2013, ishte kjo opozitë që shpikte “akuza për korrupsion”, dhe sulmonte Edi Ramën dhe qeverisjen e tij se “po prishte objekte me leje  dhe të legalizuara”, kur ato nuk kishin asnjë dokument zyrtar të tillë. Deklarata e dytë dilte nga dera e opozitës pas disa muajsh, dhe mbështeste  “goditjen e paligjshmërisë nga strukturat e shtetit, megjithëse ishin selektive”. Çekuilibrimi mendor dhe fizik i lidershipit të opozitës, është pasojë e luftrave të brëndshme që ajo ka patur gjithë këto vite. Por  këtë nuk mund ta thuash për pasojat  që kanë patur qëndrimet e saj lidhur me progresin  dhe integrimin.

Sharjet  në shqip dhe anglisht, të ish-liderit dhe pasuesve të tij ndaj qeverisë shqiptare, ndaj kryeministrit dhe Parlamentit, ndotja e organeve të reja të drejtësisë akoma pa mbushur 365 ditët kalendarike të vitit, kanë nxjerrë zbuluar jo vetëm misionin dashakeqës të tyre, por edhe problemet kronike që vetë  ata  kanë, akoma  mes grupimeve brënda partisë. Të “shkarkosh” urrejtjen , dufin dhe mllefin që ke ndaj Bashës dhe Alibeajt, tek “dora e shtrirë” e shumicës qeverisëse për të bashkëpunuar  reciprokisht  në betejën e madhe ndaj krimit, trafikut  dhe korrupsionit, është papërgjegjshmëri  mendore dhe politike.

Një parti dhe grupim politik, duhet të jetë koherent  në qëndrimet dhe veprimet që mban dhe kryen, aq më tepër kur roli i saj, mbetet vendimtar në shumë nisma dhe procese ligjore që duan bashkëpunim  të ndërsjelltë. Me “edhe ashtu, edhe kështu”, nuk ecet në politikën aktive, aq më tepër ta kthesh qëndrimin tënd qesharak, në  variantin zyrtar të  forcës politike që përfaqëson.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.