Zbulohen kamerat serbe që spiunonin institucionet e Kosovës

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës, ka identifikuar dy vende ku ishin vendosur kamera vëzhguese të kamufluara për monitorimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe punonjësve të institucioneve të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në veri të vendit. Këto kamera dyshohet se janë përdorur në […]

Qeshor 27, 2024 - 15:35
 0
Zbulohen kamerat serbe që spiunonin institucionet e Kosovës

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës, ka identifikuar dy vende ku ishin vendosur kamera vëzhguese të kamufluara për monitorimin e lëvizjeve të qytetarëve dhe punonjësve të institucioneve të qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe të përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare në veri të vendit.

Këto kamera dyshohet se janë përdorur në vazhdimësi nga institucionet e sigurisë së Serbisë.

Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy persona të cilët do të merren në pyetje nga autoritetet e Kosovës për të zbardhur plotësisht rastin./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.