Akullore me Kos dhe Fruta – Receta me Freski e Shije
Akulloreve në stinën e verës nuk mund t’i rezistojë dot askush. AgroWeb.org ka sugjeruar plot receta për ta përgatitur këtë delikatesë të shëndetshme dhe të sigurt në shtëpitë tuaja. Sot ju vijmë me një version akoma dhe më të shkurtër por me shije perfekte si gjithnjë. Bëhet fjalë për akulloren me dy shije, një shtresë […] The post Akullore me Kos dhe Fruta – Receta me Freski e Shije appeared first on AgroWeb.
Akulloreve në stinën e verës nuk mund t’i rezistojë dot askush.
AgroWeb.org ka sugjeruar plot receta për ta përgatitur këtë delikatesë të shëndetshme dhe të sigurt në shtëpitë tuaja.
Sot ju vijmë me një version akoma dhe më të shkurtër por me shije perfekte si gjithnjë.
Bëhet fjalë për akulloren me dy shije, një shtresë me fruta pylli dhe një shtresë me kos.
Ndiqni me kujdes hapat e përgatitjes të shpjeguara në recetë dhe provojeni që sot.
Përbërësit
- 250ml kos
- 40g sheqer
- 140ml qumësht
- 100g fruta pylli (manaferra, luleshtrydhe, boronica, mjedra)
- 40ml lëng limoni
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj ëmbëlsire të shpejtë merrni një tas të madh qelqi dhe aty hidhni kosin.
Mundohuni që kosi të mos ketë shumë lëng pasi akullorja nuk do të mpikset siç duhet.
AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni kosin e deles i cili është më i trashë dhe i plotë.
Pas kosit shtoni sheqerin dhe rriheni kosin me telin e kuzhinës në mënyrë që kokrrizat e sheqerit të shkrijnë.
Më pas bashkoni lëngun e limonit dhe qumështin dhe përziejini lehtë kështu përbërësit do të lidhen me njëri-tjetrin.
Gjysmën e masës së përgatitur kalojeni në një enë tjetër për ta përzierë me frutat.
Përdorni blenderin për të bluar sa më imët frutat dhe për të krijuar një salcë të trashë dhe të njëtrajtshme.
Në një enë e cila mund të qëndrojë në frigorifer hidhni fillimisht masën me fruta dhe përhapeni mirë.
Vendoseni në frigorifer për 30-40 minuta në mënyrë që të ngrijë pak dhe mos përzihet me masën tjetër.
Kur të ketë kaluar koha e nevojitur hidhni mbi masën me fruta shtresën vetëm me kos.
Futeni përsëri në ngrirje dhe lëreni aty për të paktën tre orë.
Tani ju mbetet vetëm ta shërbeni akulloren tuaj të shijshme dhe të shpejtë për të afërmit e familjarët.
Nëse dëshironi mund ta shoqëroni edhe me biskota apo arra të thërrmuara për t’i dhënë akoma edhe më shumë shije./AgroWeb.org
The post Akullore me Kos dhe Fruta – Receta me Freski e Shije appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?