I përfundon kontrata me Espanyol, skuadra greke e interesuar për Keidi Baren

Skuadra greke e Olympiacos thuhet se është e interesuar për Keidi Baren, i cili është i lirë nga Espanyol. 26-vjeçari shqiptar po përgatitet

Qeshor 27, 2024 - 17:45
 0
I përfundon kontrata me Espanyol, skuadra greke e interesuar për Keidi Baren

Skuadra greke e Olympiacos thuhet se është e interesuar për Keidi Baren, i cili është i lirë nga Espanyol.

26-vjeçari shqiptar po përgatitet të largohet pasi nuk ka rinovuar kontratën që i skadon më 30 qershor. Kështu, ai mund të flasë drejtpërdrejt me skuadrat e interesuara për ta blerë.

Gazetari spanjoll Arturo Diath në postimin e tij në Twitter shkruan se Bare është në diskutime me Rayo Vallecanon dhe se ka në dorë propozime nga skuadra të tjera, duke përmendur Olympiacos dhe Leganés.

Lojtari 26-vjeçar shqiptar bëri 42 paraqitje për Espanyol sezonin e kaluar, duke dhënë tre asiste. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.