Dy të vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi në lokalin e shqiptarëve në Bruksel

Një sulm me armë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një lokal në Bruksel. Mediat belge raportojnë

Qeshor 27, 2024 - 18:50
 0
Dy të vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi në lokalin e shqiptarëve në Bruksel

Një sulm me armë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një lokal në Bruksel. Mediat belge raportojnë se në një lokal në pronësi të shqiptarëve ka patur sulm me armë, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi ka ndodhur në Saint-Galles të Brukselit, diku mes orës 01:00 dhe 02:00 të mëngjesit në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi.

Mediat raportojnë se autorët kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe se sulmi mund të jetë bërë për prishje të pazareve të drogës.

Dy personat e vrarë ishin burrë dhe grua, dyshohet se ata janë vrarë gabimisht, pasi shënjestra e vërtetë mund të kenë qenë pronarët e lokalit.

Mediat raportojnë se vitet e fundit Brukseli, dhe veçanërisht distrikti Gare du Midi, ka qenë i rrënuar nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës. Në vitin 2023, dhuna e lidhur me drogën la 7 të vdekur, ndërsa 130 persona të tjerë u plagosën rëndë.

Shumë shpesh, ajo përfshin dhunën midis bandave rivale që konkurrojnë për territor për të shitur drogë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.