“Nderim dhe…”/ Rindërtoi 23 banesa në Lezhë, Rama i shpreh mirënjohjen humanistit nga Kosova, Halil Kastrati

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për humanistin nga Kosova Halil Kastrati, i cili kontribuoi vullnetarisht për rindërtimin e 23 banesave në Qarkun e Lezhës, pas tërmetit të 26 nëntorit të 5 viteve më parë. “FALEMINDERIT Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet […]

Qeshor 27, 2024 - 19:50
 0
“Nderim dhe…”/ Rindërtoi 23 banesa në Lezhë, Rama i shpreh mirënjohjen humanistit nga Kosova, Halil Kastrati

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për humanistin nga Kosova Halil Kastrati, i cili kontribuoi vullnetarisht për rindërtimin e 23 banesave në Qarkun e Lezhës, pas tërmetit të 26 nëntorit të 5 viteve më parë.

“FALEMINDERIT

Nderim për Halil Kastratin, me mirënjohje për kontributin e tij të posaçëm në ndërtimin e 23 banesave për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Lezhës”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Halil Kastrati u angazhua për ndërtimin e banesave në mënyrë vullnetare, ndërsa 3 vjet më parë u nderua me titullin “Qytetar Nderi” edhe nga Bashkia e Lezhës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.