RENEA nxjerr nga liqeni i Banjës trupin e pajetë të 30-vjeçarit

Polumbarët e RENEA-s kanë mundur të nxjerrin nga liqeni i Banjës trupin e pajetë të 30-vjeçarit I.B. Dyshohet se 30-vjeçari ëhstë vetëmbytur në

Qeshor 27, 2024 - 20:55
 0
RENEA nxjerr nga liqeni i Banjës trupin e pajetë të 30-vjeçarit

Polumbarët e RENEA-s kanë mundur të nxjerrin nga liqeni i Banjës trupin e pajetë të 30-vjeçarit I.B.

Dyshohet se 30-vjeçari ëhstë vetëmbytur në liqen, megjithatë do të jertë ekspertiza mjekoligjore që do të thotë fjaln e fundit.

Ka enë familja e cila ka bërë denoncimin për zhdukjen e 30-vjeçarit dy ditë më parë në komisariatin e Gramshit.

Dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.