VIDEO / Iku me vrap nga salla e gjyqit, dalin pamjet e arratisjes së mjekut Edmond Gashi

Kanë dalë pamjet nga “arratisja” me vrap e mjekut Edmond Gashi nga ambientet e gjykatës, në mënyrë që t’i shmangej gazetarëve. Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut. Ai u paraqit në gjykatë rreth orës 10:30, ndërsa […]

Qeshor 27, 2024 - 22:10
 0
VIDEO / Iku me vrap nga salla e gjyqit, dalin pamjet e arratisjes së mjekut Edmond Gashi

Kanë dalë pamjet nga “arratisja” me vrap e mjekut Edmond Gashi nga ambientet e gjykatës, në mënyrë që t’i shmangej gazetarëve.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun Edmond Gashi, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut.

Ai u paraqit në gjykatë rreth orës 10:30, ndërsa në hyrje ku e prisnin gazetarët nxitoi për t’iu shmangur dhe tha: “Bëj vetëm punën”.

Ndërkohë, pas gati 100 minutash në gjykatë, ai doli nga ana e pasme, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, ndërsa vrapoi për t’iu ikur gazetarëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.