“Punime në autostradën Tiranë-Durrës”, policia thirrje drejtuesve të mjeteve: Kërkoni rrugë alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë qytetarët që prej orës 20:00 të mbrëmjes së sotme deri në orët e para të mëngjesit

Qeshor 27, 2024 - 23:00
 0
“Punime në autostradën Tiranë-Durrës”, policia thirrje drejtuesve të mjeteve: Kërkoni rrugë alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë qytetarët që prej orës 20:00 të mbrëmjes së sotme deri në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme do ë kryehen asfaltime në autostradën Tiranë-Durrës.

Arrsh dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të kërkojnë rrugë alternative.

Njoftimi:

Ju informojmë se, në rrugën interurbane Tiranë -Durrës, konkretisht Maminas-Durrës, ARRSH mbas orës 20:00 deri në orët e para të mëngjesit, po kryen punime riasfaltimi për mirëmbajtjen e rrugës.

Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi  i Plepave.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.