Kroacia merr vendimin për Daliç pas eliminimit nga europiani

Zlatko Daliç do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Edhe pse pritej

Qeshor 27, 2024 - 23:10
 0
Kroacia merr vendimin për Daliç pas eliminimit nga europiani

Zlatko Daliç do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit pas një paraqitjeje zhgënjyese në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Edhe pse pritej që Daliç të largohet pasi Kroacia e mbylli në vendin e tretë në Grupin B me vetëm dy pikë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Kështu ka thënë presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë, Marijan Kustiç, që ka konfirmuar se Daliç do të mbetet në detyrën e trajnerit.

“Ai është dhe do të mbetet trajner i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart”, tha Kustiç për Nova TV.

Kustiq ka komentuar edhe fatin e Luka Modric në kombëtare.

“Shpresoj që ai të jetë këtu, të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit në Ligën e Kombeve dhe në Botëror, do të vendosë vetë. Besoj se do të qëndrojë dhe do ta doja shumë”, tha Kustic për të ardhmen e mesfushorit kroat.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.