Doli nga Gjykata dhe drekoi, Gashi u ndihmua nga 22-vjeçari, si u tentua fshehja e kamerave të lokalit

Mjeku Edmond Gashi, nën hetim për skandalin e Onkologjikut, theu masën e arrestit shtëpiak duke drekuar në fshatin Kus. Për t’i shpëtuar penaliteteve ai u sigurua që të mos linte gjurmë. Për këtë, mjeku është ndihmuar nga një 22-vjeçar,i cili ka fshehur  DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku. Megjithatë, Policia e […]

Qeshor 28, 2024 - 09:50
 0
Doli nga Gjykata dhe drekoi, Gashi u ndihmua nga 22-vjeçari, si u tentua fshehja e kamerave të lokalit

Mjeku Edmond Gashi, nën hetim për skandalin e Onkologjikut, theu masën e arrestit shtëpiak duke drekuar në fshatin Kus.

Për t’i shpëtuar penaliteteve ai u sigurua që të mos linte gjurmë. Për këtë, mjeku është ndihmuar nga një 22-vjeçar,i cili ka fshehur  DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar mjeku.

Megjithatë, Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi e kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus.

Po ashtu, 22-vjeçari që fshehu pamjet filmike akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.