36-vjeçarja nga Elbasani kthen shtëpinë në “fole” prostitucioni dhe përdorim kokaine

Një 36-vjeçare nga Elbasani e cila kishte kthyer shtëpinë në fole prostitucioni dhe për përdorim droge është arrestuar. Në kuadër të operacionit “Illegal”

Qeshor 28, 2024 - 10:40
 0
36-vjeçarja nga Elbasani kthen shtëpinë në “fole” prostitucioni dhe përdorim kokaine

Një 36-vjeçare nga Elbasani e cila kishte kthyer shtëpinë në fole prostitucioni dhe për përdorim droge është arrestuar.

Në kuadër të operacionit “Illegal” u vu në pranga shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”.

Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi  një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.