Opozita djeg sërish goma në qendër të Tiranës, protestuesit i merr flakë këmisha…

Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës e njëkohësisht përsërit të njëjtin skenar. Tubuesit kanë djegur goma para godinës së bashkisë. Madje siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj një tubuesi iu rrezikua jeta si pasojë e flakëve pasi nisi t’i digjej bluza. Megjithatë ai e ka hequr menjëherë atë si dhe ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit […]

Qeshor 28, 2024 - 12:45
 0
Opozita djeg sërish goma në qendër të Tiranës, protestuesit i merr flakë këmisha…

Opozita proteston sërish para Bashkisë së Tiranës e njëkohësisht përsërit të njëjtin skenar.

Tubuesit kanë djegur goma para godinës së bashkisë. Madje siç raportoi gazetari Besar Bajraktaraj një tubuesi iu rrezikua jeta si pasojë e flakëve pasi nisi t’i digjej bluza. Megjithatë ai e ka hequr menjëherë atë si dhe ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit duke shmangur djegien dhe lëndimin e tij.

Nga ana tjetër, tubuesit kanë penguar forcat zjarrfikëse që të fikin gomat që po digjeshin. Kjo ka krijuar edhe një situatë konfrontimi mes policisë dhe protestuesve.

Po ashtu, nuk ka munguar hedhja e sendeve të tjera drejt bashkisë. Tubuesit kanë hedhur edhe bidona me ujë në drejtim të kordonit me policë.

Kjo është protesta e disatë që ndodh para Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të disa ish-zyrtarëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.