Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta ndaluar TikTok-un në institucionet publike. Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTok-ut. “Të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të […]

Qeshor 28, 2024 - 20:45
 0
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta ndaluar TikTok-un në institucionet publike.

Zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka thënë se të gjitha institucionet obligohen që të vendosin kufizimet e nevojshme teknike për ndalimin e TikTok-ut.

“Të gjithë zyrtarët publikë janë të detyruar që në pajisjet zyrtare të largojnë aplikacionin TikTok dhe skedarët instalues të tij.”

Në pajisje personale lejohet, por jo përmes rrjetit shtetëror. Ndalimi i TikTok-ut, që është në pronësi kineze, ndjek shembullin e Bashkimit Evropian që ka ndaluar përdorimin e TikTok-ut në institucionet e tij.

“Ndalimi i TikTok-ut në rrjetet shtetërore nënkupton ndalimin e funksionimit të aplikacionit në paisje zyrtare dhe në paisje personale në momentin që ato janë të lidhura në rrjete shtetërore.”

Edhe shumë shtete në mbarë botën kanë vendosur kufizime ndaj kësaj platforme, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.