Parashikimi i Horoskopit 29 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

DASHI Do të gjeni zgjidhje për një çështje e cila ju ka shqetësuar shumë kohët e fundit. Inisiativa dhe vendime të përshpjetuara të marra në momentin e fundit, çuditërisht do të rezultojnë të favorshme. DEMI Evitoni nervozizmin me ata që ju rrinë afër, sidomos kur bëhet fjalë për konflikte të lindura në punë.Nëse e ndjeni […]

Qeshor 29, 2024 - 09:20
 0
Parashikimi i Horoskopit 29 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
DASHI
Do të gjeni zgjidhje për një çështje e cila ju ka shqetësuar shumë kohët e fundit. Inisiativa dhe vendime të përshpjetuara të marra në momentin e fundit, çuditërisht do të rezultojnë të favorshme.
DEMI
Evitoni nervozizmin me ata që ju rrinë afër, sidomos kur bëhet fjalë për konflikte të lindura në punë.Nëse e ndjeni veten  të lënë pas dore, mos mendoni se gjithnjë e kanë fajin të tjerët.
BINJAKËT
Falë Hënës, inteligjenca juaj e gjallë dhe kurioze, funksionon më mirë se zakonisht duke ju dhënë një farë autoriteti tek kolegët tuaj. Fundjavë e ngarkuar me aktivitete.
 
GAFORRJA
Yjet  ju përkëdhelin në çdo aspekt të ekzistencës tuaj. Dhe në fakt keni mundësinë që të shndërroni çdo rast në diçka pozitive. Ditë e përshtatshme për tu shplodhur ne det.
 
LUANI
Hëna ju fton të jeni më të kujdesshëm. Mos e lini veten t`ju përfshijë pasioni i momentit sepse në mëngjes, kur gjithçka të ketë mbaruar, do të pendoheni shumë.
VIRGJERESHA
Në punë do të jeni të zënë me projekte që prej kohësh i keni në duar. Mos u stresoni  shumë por pranojeni kërkesën për darkë që do t`ju bëjnë.
PESHORJA
 
Paratë arratisen nga xhepat tuaj në mënyrë të pabesueshme . Nuk mjafton kjo , por borxhet që ju kanë marrë nuk po jua  kthejnë në mënyrë korrekte.Kujdes!
AKREPI
Nuk duhet të hidheni në konkluzione ose të besoni se të tjerët punojnë dhe mbështesin idetë tuaja ekstravagante. Kini më shumë besim në vetvete e gjithçka do ju shkojë mbarë.
SHIGJETARI
Një ëndërr apo intuitë mund t`ju japë çelësin për një eksperiencë të re.Mos u nxitoni  por vlerwsojeni  situatën me kujdes.Me partnerin jeni më romantik së zakonisht.
BRICJAPI
Keni shumë miq që ju qëndrojnë pranë, që ju ndihmojnë shumë ndaj, lëreni për më vonë punën  dhe kaloni ca kohë me ta. Në aspektin afektiv do të jeni të përkëdhelurit e partnerit sot.
UJORI
Jeni në një gjëndje të vështirë. Bëni analizën e situatës dhe pranoni ndihmën e dikujt që ju rri afër dhe ju pranon ashtu siç jeni.
PESHQIT
Nëse diçka nuk shkon me njeriun e zemrës, do të dini të zgjidhni problemin me sukses. Hëna ju ndihmon në çdo aspekt.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.