SHBA paketë të re 150 milionë dollarëshe për Kievin, FMN këst 2.2 miliard

Administrata Biden do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione me  vlerë 150 milionë dollarë, duke përfshirë interceprotët e mbrojtjes Hawk dhe municione

Qeshor 29, 2024 - 09:40
 0
SHBA paketë të re 150 milionë dollarëshe për Kievin, FMN këst 2.2 miliard

Administrata Biden do të furnizojë Ukrainën me armë dhe municione me  vlerë 150 milionë dollarë, duke përfshirë interceprotët e mbrojtjes Hawk dhe municione artilerie 155mm, raportoi Reuters duke cituar dy zyrtarë amerikanë.

Paketa e ndihmës pritet të shpallet të hënën, sipas zyrtarëve, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Shtetet e Bashkuara filluan dërgimin e paketave përgjuese Hawk në Ukrainë në vitin 2022, për të përmirësuar sistemet e saj të raketave të mbrojtjes ajrore Stinger, një sistem më i vogël, me rreze më të shkurtër veprimi.

Nga ana tjetër, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), ka miratuar një këst prej 2.2 miliard dollarësh për të mbështetur buxhetin e Ukrainës.

FMN-ja e bëri të ditur lajmin në faqen e saj të internetit.

Në deklaratë thuhet se bordi i drejtorëve të Fondit përfundoi dje rishikimin e katërt të programit për Ukrainën (EFF) dhe vendosi të ndajë fondet.

Në fakt, FMN beson se, pavarësisht kushteve të vështira, rezultatet e Ukrainës në kuadër të programit EFF janë pozitive./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.