Nga filmi me skena ‘hot’, te biznesi e politika, planet e Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiçit
Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa çifti e vazhduan lidhjen tyre edhe pas daljes nga ky “reality show”. Së fundmi, ish-banorja ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka zbuluar planet e tyre për të ardhmen. Çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën dhe lajmin e […]
Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndërsa çifti e vazhduan lidhjen tyre edhe pas daljes nga ky “reality show”. Së fundmi, ish-banorja ka qenë e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka zbuluar planet e tyre për të ardhmen.
Çifti tashmë kanë nisur bashkëjetesën dhe lajmin e bëri të ditur vetë gazetarja. E teksa Ilnisa gjatë intervistës ajo mbi lajmet që po qarkullojnë mbi planet e dyshes së në planet e tyre do të ketë dasmë dhe fëmijë. Moderatorja Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli i kanë dhënë fund hatërmbetjeve në “Big Brother VIP”.
Dy vajzat janë pajtuar në emisionin “Top Arena”, ndërsa i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës dhe u përqafuan ‘live’ në studio. Ishte Erjola ajo që i zgjati dorën gazetares për të bërë paqe, ndërsa Ilnisa pranoi që t’i lënë pas debatet që ndodhën në “BBV”. Ndonëse debatet mes dy ishkonkurrenteve kanë qenë të shumta, mesa duke ata janë zhvilluar në kuadër të lojës. Një ndër situatat që bëri bujë ishte hallva që Erjola përgatiti në shtëpinë e “BBV” për Ilnisën dhe partnerin e saj Meriton Mjekiqin, duke iu treguar që ata kanë “vdekur” si lojtarë për të. Situata u komentua shumë nga të gjithë dhe veprimi i moderatores u quajt jo i mirë nga të gjithë ish-banorët dhe njerëzit jashtë.
“Jemi duke jetuar më shumë në Tiranë tek unë më shumë se 80 për qind të kohës dhe dukemi mirë. Jemi duke menduar shumë gjëra të bukura. Familjet tona ende nuk janë takuar”, u shpreh Ilnisa.
Dyshja aktualisht ka zgjedhur që të bëjë disa ditë pushime në Turqi, para se të nisë me xhirimin e filmit. Nga ato që kemi mundur të mësojmë, filmi do të ketë në qendër një histori dashurie, por që sigurisht do të ketë edhe një pjesë aksion. Kryesisht xhirimet do të kryhen në Kosovë, por do të ketë skena edhe në Shqipëri si dhe jashtë vendit. Deri më tani, çifti është kujdesur që të ruajë sa më shumë sekret këtë projekt, që pritet ta lançojnë në fund të vitit.
Tashmë si çift i konsoliduar, Ilnisa dhe Meritoni po mendojnë edhe t’i hyjnë rrugës së biznesit. Shpërngulja e reperit në Tiranë, është një tjetër tregues se tashmë tregu shqiptar është në qendër të vëmendjes së tyre. Por duket se të gjitha planet, janë shpërngulur për në vjeshtë, ku edhe çifti do të mbarojë sezonin e pushimeve dhe do të rikthehen në angazhimet e tyre. Moderatori Meriton Mjekiqi dhe partnerja e tij Ilnisa Agolli ishin ndër çiftet më të komentuara në shtëpinë e “BBV”, ku shpeshherë u aludua se çifti kanë bërë seks në këtë “reality show”. Së fundmi Meritoni ka qenë i ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga ana e moderatorëve.
“Gjëja e parë që ke bërë Meriton pas daljes nga Bigu?”, e pyeti gazetari, ndërsa ish-banori tha se fillimisht ka dhënë një intervistë për Ledion Liçon në studio, megjithëse kjo nuk ishte përgjigjja që pritej nga moderatori. Përsa u përket aludimeve se ka bërë seks me Ilnisën poshtë çarçafit në shtëpi, Meritoni duke qeshur tha se nuk është ashtu siç është dukur në media.
“Ne kemi qenë bashkë edhe shtretërit janë ndarë dhe ne kemi rënë poshtë, pastaj çarçafi është ngritur lart”, – u shpreh ai.
Jemi të sigurt që gjatë verës, dyshen do ta shikojmë shpesh në rrjete sociale, ku do të na sjellin copëza nga e përditshmja e tyre, por edhe nga angazhimet e reja. Vetë Ilnisa ka deklaruar se do të rikthehet në ekran. Në ambiciet e saj është edhe politika, ashtu si vetë gazetarja është shprehur. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në të ardhmen e afërt.
/a.r
What's Your Reaction?