Kanabis i fshehur mes pyjeve, zbulohen mijëra rrënjë bimë narkotike në Fushë Arrëz dhe në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës vijon operacionet kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Blutë e qytetit verior raportojnë se kanë asgjësuar 6032 bimë dhe fidanë kanabis

Qeshor 29, 2024 - 11:50
 0
Kanabis i fshehur mes pyjeve, zbulohen mijëra rrënjë bimë narkotike në Fushë Arrëz  dhe në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës vijon operacionet kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Blutë e qytetit verior raportojnë se kanë asgjësuar 6032 bimë dhe fidanë kanabis të zbuluara në parcela në disa zona të ndryshme.

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, ku monitorimi i zonave po kryhet edhe me dronë dhe pajisje të tjera teknologjike, në fshatin Iballë të Fushë Arrëzit janë zbuluar 4520 bimë kanabis. Për këtë rast u padit në prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës kryetari i Njësisë Administravive Akil Zamlaj, specialisti i pyjeve Idriz Brahaj si dhe kryetari i fshatit.

Një tjetër operacion nga Policia e Shkodrës është zhvilluar në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës ku janë gjetur 280 bimë kanabis. Për këtë rast po hetohen në gjendje të lirë për kultivim të bimëve narkotike dy persona.

Gjatë kontrolleve me dron, blutë kanë gjetur dhe asgjësuar edhe 1232 fidanë kanabis në fshatin Pog në njësinë administrative të Pultit.

Ky nuk është rasti i parë që Policia e Shkodrës gjen dhe asgjëson mijëra bimë narkotike gjatë nisjes së këtij operacioni kombëtar. Të tilla janë gjetur edhe në zona të tjera të këtij qarku si në Velipojë etj.

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.