EMRI/ Autor i gjashtë vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet si autor i 6 vjedhjeve. 21-vjeçari, i identifikuar si Redjon Preçi,

Qeshor 29, 2024 - 12:40
 0
EMRI/ Autor i gjashtë vjedhjeve në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet si autor i 6 vjedhjeve.

21-vjeçari, i identifikuar si Redjon Preçi, dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës.

Po ashtu, gjatë kontrollit fizik të riut iu gjetën sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve.

“Gjatë operacionit u arrestua shtetasi R. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasi R. P., dyshohet se ka vjedhur 4 motomjete dhe 2 çanta, në zona të ndryshme të Tiranës”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.