“Panzerat” kërkojnë të marrin hak për finalen e vitit 1992, publikohen formacionet zyrtare të takimit Gjermani-Danimarkë

Gjermania luan me Danimarkën në Dortmund, në sfidën e dytë të fazës së 1/8-ave të Europianit. Organizatorët duan ta konfirmojnë veten si pretendent në shtëpinë e tyre, teksa nuk ka vend për gabime. “Panzerat” vijnë si vendi i parë në Grupin A, aty ku e mbyllën me 7 pikë. Nga ana tjetër, danezët vijnë nga […]

Qeshor 29, 2024 - 20:15
 0
“Panzerat” kërkojnë të marrin hak për finalen e vitit 1992, publikohen formacionet zyrtare të takimit Gjermani-Danimarkë

Gjermania luan me Danimarkën në Dortmund, në sfidën e dytë të fazës së 1/8-ave të Europianit.

Organizatorët duan ta konfirmojnë veten si pretendent në shtëpinë e tyre, teksa nuk ka vend për gabime. “Panzerat” vijnë si vendi i parë në Grupin A, aty ku e mbyllën me 7 pikë.

Nga ana tjetër, danezët vijnë nga tre barazime në Grupin C, ku e mbyllën të dytët pas Anglisë.

Ky takim është i veçantë dhe për të dyja skuadrat, të cilat kujtojnë finalen e Euro 1992, aty ku Danimarka mposhti në finale 0-2 Gjermaninë.

FORMACIONET ZYRTARE:

GJERMANIA: Neuer, Kimmich, Rudiger, Schlotterbeck, Raum, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Sane, Havertz.

Trajner: Julian Nagelsmann

DANIMARKA: Schmeichel, Andersen, Christensen, Vestergaard, Bah, Delaney, Hojbjerg, Maehle, Eriksen, Skov Olsen, Hojlund.

Trajner: Kasper Hjulmand

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.