Dy pretendentë për fitore zbresin në fushë, kush janë duelet e ditës së sotme në Euro 2024

Sot do të luhen dy ndeshje të tjera të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Europian. Pas Zvicrës dhe Gjermanisë sot do të

Qeshor 30, 2024 - 09:45
 0
Dy pretendentë për fitore zbresin në fushë, kush janë duelet e ditës së sotme në Euro 2024

Sot do të luhen dy ndeshje të tjera të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Europian. Pas Zvicrës dhe Gjermanisë sot do të mësojmë edhe dy skuadrat e tjera që do të shkojnë në çerekfinale.euro-2024

Anglia dhe Sllovakia do të përballen në orën 18:00. Një sfidë që disi duket e balancuar për shkak të paraqitjes jo të pritshme të “Tre Luanëve”, por me një organikë të pasur gjithçka mund të ndodh.

Ndërsa në mbrëmje do të luajë Spanjë-Gjeorgji. “Furia e kuqe” është një nga pretendentet kryesore për të ngritur në fund trofeun dhe sigurisht favorite për ndeshjen e sotme. Por gjeorgjianët bënë mrekullinë kundër Portugalisë duke u kualifikuar. Ata do të tentojnë të njëjtën gjë edhe kundër iberikëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.