Nëse fiton Biden apo Trump!

Nga Roland Qafoku Si përherë revista amerikane “The Time” shkëlqen. Janë dy kopertina në një dhe secila ka me nga një titull me tre fjalë: “Nëqoftëse fiton ai”. Secila ngë një shkrim, firmosur nga dy gazetarë të ndryshëm, revista përcjell atmosferën më të fundit politike në SHBA në një garë të rrallë mes dy kandidatëve […]

Qeshor 30, 2024 - 10:30
 0
Nëse fiton Biden apo Trump!

Nga Roland Qafoku

Si përherë revista amerikane “The Time” shkëlqen. Janë dy kopertina në një dhe secila ka me nga një titull me tre fjalë: “Nëqoftëse fiton ai”.

Secila ngë një shkrim, firmosur nga dy gazetarë të ndryshëm, revista përcjell atmosferën më të fundit politike në SHBA në një garë të rrallë mes dy kandidatëve për president: Joe Biden që në nëntor mbush 82 vjeç dhe Doandl Trump apo mbushi 78.

Debati i pardjeshëm ishte kulmi i parë i një gare që nuk ka ndodhur kurrë në SHBA, mes një presidenti në detyrë dhe një ish-presidenti. Një pjesë duan Biden sepse nuk duan Trump. Por kur panë Biden që nuk i bindi në debat, kanë nisur të stepen.

Por nuk mund të bëhen as me Trump. Një pjesë tjetër duket si më e vendosur teksa besojnë te Trump sepse me të mendojnë se ekonomia e tyre do jetë më e mirë.

Me pak fjalë SHBA është në një udhëkryq që edhe dy autorët e shkrimve të Time, Massimo Calabressi dhe Eric Cortollessa, nuk kanë bërë ndonjë parashikim të qartë se çfarë pritet të ndodhë.

Megjithatë ky cover do mbetet në histori. Rrjetet sociale kanë pushtuar botën, por media e shkruar tradicinale vazhdon të jeë maketi i parë i historisë së kësaj bote.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.