Shpërthen depoja e fishekzjarrëve, raportohen viktima

Një shpërthim i fuqishëm iu mori jetën 5 personave, mes të cilëve dhe një fëmijë në jug të Filipineve. Sipas raportimeve, shpërthimi erdhi si pasojë e një zjarri që përfshiu një vend grumbullimi fishekzjarrësh në qytetin e Zamboanga. Viktimat ishin 4 punëtorë dhe fëmija e njërit prej tyre, ndërkohë që bilanci mund të thellohet edhe […]

Qeshor 30, 2024 - 10:40
 0
Shpërthen depoja e fishekzjarrëve, raportohen viktima

Një shpërthim i fuqishëm iu mori jetën 5 personave, mes të cilëve dhe një fëmijë në jug të Filipineve.

Sipas raportimeve, shpërthimi erdhi si pasojë e një zjarri që përfshiu një vend grumbullimi fishekzjarrësh në qytetin e Zamboanga.

Viktimat ishin 4 punëtorë dhe fëmija e njërit prej tyre, ndërkohë që bilanci mund të thellohet edhe më tej, pasi shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve rëndë.

Shpërthimi krijoi një krater 20 metra, teksa dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për fikjen e flakëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.