Rreziku nga vapa tek fëmijët, mjekët: Kujdes ekspozimin në orët e pikut, mos mënjanoni vizitat

Shtimi i rasteve të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Kukësit është rritur ndjeshëm. Më të prekur janë moshat pediatrike e si shkak renditen luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve. Një problem që mjekët hasin shpeshherë, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të familjes dhe i drejtohen menjëherë urgjencës së pediatrisë. […]

Qeshor 30, 2024 - 10:45
 0
Rreziku nga vapa tek fëmijët, mjekët: Kujdes ekspozimin në orët e pikut, mos mënjanoni vizitat

Shtimi i rasteve të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Kukësit është rritur ndjeshëm. Më të prekur janë moshat pediatrike e si shkak renditen luhatjet e temperaturave të këtyre ditëve.

Një problem që mjekët hasin shpeshherë, është mënjanimi që prindërit i bëjnë mjekut të familjes dhe i drejtohen menjëherë urgjencës së pediatrisë. Sipas tyre kjo është e gabuar për një virozë të thjeshtë e cila kalon edhe në kushte shtëpi.

Mjeku Emin Ferati thotë se në rast se temperaturat te fëmijët zgjat për disa ditë atëherë duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut.

“ I bëj thirrje prindërve që vetëm kur të kenë komplikacione të sjellin fëmijët në urgjencë. Sikurse kur është me të vjella prej 2 apo 3 ditës”, apelon mjeku.

Mjekët shprehen se kujdesi më i madh duhet për fëmijët në vitin e parë të jetës. Në spitalin e Kukësit gjatë 24 orëve të fundit kanë marrë shërbim më shumë se 100 pacientë të vegjël.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.