Shpërthen bombula e gazit, përfshihet nga flakët banesa në lagjen muzeale të Beratit

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen muzeale Mangalem në Berat. Grupi i MZSH ka izoluar dhe fikur zjarrin në kohë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një banesë në lagjen muzeale ‘Mangalem’ ku shpërthyer bombula e gazit. Kanë qenë familjarët të cilët kanë lajmëruar shërbimet e zjarrfikësve. Në vendngjarje është nisur grupi […]

Qeshor 30, 2024 - 16:20
 0
Shpërthen bombula e gazit, përfshihet nga flakët banesa në lagjen muzeale të Beratit

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në lagjen muzeale Mangalem në Berat. Grupi i MZSH ka izoluar dhe fikur zjarrin në kohë.

Ngjarja ndodhi ditën e sotme në një banesë në lagjen muzeale ‘Mangalem’ ku shpërthyer bombula e gazit.

Kanë qenë familjarët të cilët kanë lajmëruar shërbimet e zjarrfikësve.

Në vendngjarje është nisur grupi shërbimit zjarrëfikës të cilët për një kohë të shkurtër kanë vënë nën kontroll flakët më pas duke e fikur totalisht.

Burime nga Drejtoria e Mzsh Bashkia Berat bëjnë me dije se në orën 14.40 mori njoftim për një zjarr banese në lagjen “Mangalem”. Sipas policisë, për shkak të zjarrit ka marrë dëmtime të lehta në dorë shtetasja F.S.

‘Rreth orës 14:40, në lagjen “Mangalem”, në banesën e shtetasit N. S, ka shpërthyer një bombël gazi, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në dorë bashkëshortja e tij shtetasja F. S.’, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Zjarrëfikësit kostatuan se zjarri ishte shkaktuar nga një bombul gazi. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur shmangien e një zjarri të paparashikushëm, mbasi kjo banesë ndodhet në lagjen muzeale “Mangalem ” dhe ka vështirësi të mëdha për shkak pozicionit të banesave.

Zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombule gazi nga pakujdesia por shpesh qytetarë neglizhojnë duke i lënë pa kualiduar. Po punohet për zbardhjen plota të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.