Zgjedhjet në Francë, pjesëmarrja më e lartë në dekada pa u mbyllur ende votimi
Ka shenja se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Francës do të jetë ndër më të mëdhatë në dekada, sipas statistikave të publikuara nga
Ka shenja se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare të Francës do të jetë ndër më të mëdhatë në dekada, sipas statistikave të publikuara nga ministria e brendshme. Në orën 17:00, pjesëmarrja ishte 59.39%, një përqindje kjo pak më e lartë se zgjedhjet e mëparshme.
Në vitin 2022 pjesëmarrja përkatëse ishte 39,42%, ndërsa në vitin 2017 ishte 40,75%. Kjo është pjesëmarrja më e madhe në zgjedhjet parlamentare që nga viti 1978, përveç atyre të vitit 1986 që u mbajtën në një raund.
Madje, ritmi duket se po përshpejtohet pasi, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme franceze, në orën 12 të mesditës kishin votuar 25.9% e votuesve të regjistruar, krahasuar me 18.43% që kishin votuar në të njëjtën kohë në zgjedhjet parlamentare të 2022 dhe 19. 25% në 2017.
Vendvotimet do të mbyllen në orën 20:00. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?