U eliminuan nga Zvicra, çfarë deklaronte Mourinho për Italinë para Europianit: Nuk kanë talent

Kombëtarja italiane kaloi në fazën me eliminim direkt të Euro 2024 me shumë vështirësi dhe sërish zhgënjeu. Ata humbën 2-0 nga Zvicra dhe

Qeshor 30, 2024 - 19:00
 0
U eliminuan nga Zvicra, çfarë deklaronte Mourinho për Italinë para Europianit: Nuk kanë talent

Kombëtarja italiane kaloi në fazën me eliminim direkt të Euro 2024 me shumë vështirësi dhe sërish zhgënjeu.

Ata humbën 2-0 nga Zvicra dhe tashmë u rikthyen në Romë me mediat në shtetin fqinj që shkruanin për një “ditë turpi”. Gjithsesi, Luciano Spalletti vazhdon deri në vitin 2026, por të gjithë e kanë kuptuar që Kombëtarja italiane nuk ka liderët dhe talentin e viteve të fundit.

Kështu tha edhe Jose Mourinho para Europianit. E kishte parë që skuadra të shkonte në Gjermani si kampione europiane dhe e kishte deklaruar.

“Siç thonë të gjithë, favoritët janë Portugalia, Franca, Anglia, Gjermania dhe Spanja”, kishte deklaruar fillimisht Mourinho dhe më pas iu referua italianëve duke thënë se nuk kanë talent të mjaftueshëm: “Italia nuk ka talent të mjaftueshëm”, 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.