Si do të nisë muaj Korrik? Parashikimin e motit për ditën e nesërme

Dita e parë e Korrikut do të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror dhe stabil. Temperaturat mund të shënojnë ende rritje për ndonjë gradë, ndërsa fronti i ftohtë fillon të afrohet nga veriperëndimi i Kontinentit. Temperatura maksimale në Tiranë do të arrijë afërsisht 32 gradë Celcius. Destabilizim të fuqishëm të motit pritet të kemi […]

Qeshor 30, 2024 - 20:15
 0
Si do të nisë muaj Korrik? Parashikimin e motit për ditën e nesërme

Dita e parë e Korrikut do të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror dhe stabil.

Temperaturat mund të shënojnë ende rritje për ndonjë gradë, ndërsa fronti i ftohtë fillon të afrohet nga veriperëndimi i Kontinentit. Temperatura maksimale në Tiranë do të arrijë afërsisht 32 gradë Celcius.

Destabilizim të fuqishëm të motit pritet të kemi të martën, me shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të përcillen me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje, madje të ndjeshme, ndërsa rrebeshe parashihen edhe në bregdet.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.