Zjarret në Greqi/ Shënohet viktima e parë, vijojnë evakuimet e banorëve 

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në verilindje të Athinës, pas temperaturave që kanë arritur deri në 44 gradë.  Sipas mediave greke, një 45 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, ndërsa ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.  Deri më tani raportohet për katër vatra zjarri, ndërsa autoritet kanë dhënë udhëzimet për banorët, […]

Qeshor 30, 2024 - 23:40
 0
Zjarret në Greqi/ Shënohet viktima e parë, vijojnë evakuimet e banorëve 

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në verilindje të Athinës, pas temperaturave që kanë arritur deri në 44 gradë. 

Sipas mediave greke, një 45 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, ndërsa ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat. 

Deri më tani raportohet për katër vatra zjarri, ndërsa autoritet kanë dhënë udhëzimet për banorët, disa prej të cilëve janë duke evakuuar pasi banesat e tyre janë në rrezik. 

Ndërkohë forcat zjarrfikëse vazhdojë të përforcohen  dhe të operojnë në zona. 

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 50 zjarrfikës me 15 automjete, 2 grupe këmbësorësh dhe 2 helikopterë. 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.