Spanjë: Protesta kundër turizmit masiv

Gjithnjë e më shumë persona kanë dalë javët dhe muajt e fundit në rrugë për të protestuar kundër shtimit të numrit të turistëve

Korrik 1, 2024 - 09:30
 0
Spanjë: Protesta kundër turizmit masiv

Gjithnjë e më shumë persona kanë dalë javët dhe muajt e fundit në rrugë për të protestuar kundër shtimit të numrit të turistëve në Spanjë. Spanja është një destinacionin i preferuar për të kaluar pushimet.

Pas protestave në ishujt Kanarie, në ishujt Baleare, apo Barcelonë edhe në Málaga u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha që mbahen mend në metropolin bregdetar andaluzian.

Sipas rreth 15.000 protestuesve që dolën në rrugët Malagës turizmi masiv, duket se është shkaktari për rritjen stratosferike të çmimit të qirave dhe të kostove të jetesës.

Protesuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Málaga nuk është në shitje”, “Ky nuk është turizëm, por pushtim”, apo “Kufizim tani”.

“Edhe me një rrogë të mirë, njerëzit këtu s’e përballojnë dot muajin. Kjo është tepër mizore dhe e padrejtë. Vetëm për shkak të pushimeve ose ëndrrave të ca njerëzve të tjerë” – thotë Alba Novoa, pjesëmarrëse në protestë.

“Ne nuk jemi “turisto-fobikë” ndaj njerëzve që vijnë për të vizituar kulturën tonë, por jemi kundër çmendurisë që po ndodh” shton Alvaro Campoy.

“Jam pensioniste por nuk kam fond pensioni dhe s’mund ta përballoj qiranë. Banoj në një strehë sociale sepse s’mund të marr me qira asnjë banesë.” – thotë Julia Sarabia.

Shumë nga këto parrulla vazhdojnë të qëndrojnë të qëndrojnë të varura në fasadat dhe ballkonet e shumë shtëpive në Malaga dhe protestuesit kërkojnë prek autoriteteve që të garantojnë çmime të përballueshme për vendasit.

Këtë vit pritet që turistët në Spanjë ta kalojnë shifrën e 100 milionëve, shifër kjo që është dyfishi i popullsisë vendase./dw

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.