“Krijim kushtesh për vrasje”, Gjykata lë në burg të fortin e Shijakut, Astrit Avdylaj

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg fortin e Shijakut Astrit Avdylaj. Ai u arrestua të shtunën në një operacion blic të policisë me mbështetjen e Forcave Speciale Renea. Avdylaj akuzohet nga SPAK për “krijim kushtesh për vrasje”, në dëm të Durim Bamit, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka. Po sipas SPAK, ai akuzohet edhe […]

Korrik 1, 2024 - 12:50
 0
“Krijim kushtesh për vrasje”, Gjykata lë në burg të fortin e Shijakut, Astrit Avdylaj

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg fortin e Shijakut Astrit Avdylaj. Ai u arrestua të shtunën në një operacion blic të policisë me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Avdylaj akuzohet nga SPAK për “krijim kushtesh për vrasje”, në dëm të Durim Bamit, për llogari të ish-deputetit Arben Ndoka.

Po sipas SPAK, ai akuzohet edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “futje e sendeve të paligjshme në burg.

Kreu i grupit kriminal të Shijakut u rrethua në shtëpinë e tij më 29 qershor. Policia tha se e gjeti të armatosur në momentin e arrestimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.