Kurti pas ikjes së Kadaresë: Humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave

E hëna e 1 korrikut nisi me një lajm të trishtë! Shkrimtari Ismail Kadare nuk jeton më. Të shumta kanë qenë reagimet nga radhët e politikës shqiptare. Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti shkruan se vendi ynë humbi shkritarin më të madh të të gjitha kohërave, ndërsa bota humbi shkrimtarin më të madh të […]

Korrik 1, 2024 - 13:45
 0
Kurti pas ikjes së Kadaresë: Humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave

E hëna e 1 korrikut nisi me një lajm të trishtë! Shkrimtari Ismail Kadare nuk jeton më. Të shumta kanë qenë reagimet nga radhët e politikës shqiptare. Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti shkruan se vendi ynë humbi shkritarin më të madh të të gjitha kohërave, ndërsa bota humbi shkrimtarin më të madh të gjallë.

Albin Kurti: Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Porsa hymë në gjysmën e dytë të vitit 2024, Kadare mbylli sytë përgjithmonë. Por sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë. Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë. Ngushëllime të gjithëve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.