Mbappe e pranon: Në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur

Janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Gjelat” e Francës do të zbresin

Korrik 1, 2024 - 14:40
 0
Mbappe e pranon: Në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur

Janë padyshim në listën e pretendentëve për të fituar Euro 2024. Pas përfundimit të fazës së grupeve, “Gjelat” e Francës do të zbresin pasditen e kësaj të hëne, në fushën e “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, për të sfiduar “Djajtë e Kuq”, të Belgjikës, në sfidën e vlefshme për fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit.

“Në momentin e parë, nuk mendova se ishte një dëmtim i rëndë. Më pas më thanë për hundën e thyer, u pashë në pasqyrë dhe mendova se Europiani ishte mbyllur aty. Por, jam i lumtur që ende po e luaj atë edhe pse është e vështirë, maska të pengon me vizionin në fushë. Është e bezdisshme, por unë nuk kam zgjedhje tjetër.

Ndeshja me Belgjikën? Tani nis një kampionat tjetër, Franca duhet të ringrihet pasi në fazën e grupeve nuk ishim në nivelin e duhur. Duhet që shanset e krijuara t’i shndërrojmë në gol. Ndeshjet tani janë me eliminim direkt dhe nëse nuk fiton, atëherë e sheh veten me pushime. Por, ne kemi lojtarët, stafin dhe kapacitetin për të përballuar të tilla sfida”, tha ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.