Vrasja e biznesmenit Pjerin Xhuvani në Elbasan, Apeli dënon me 7 vite burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Apelit ndryshon vendimin e dënimit të Arbër Paplekajt. Gjykata vendosi: “Ndryshimi vendimi te Elbasanit dhe dënimin e Arbër Paplekajt për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes dhe dënimin e tij me 7 vjet. Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dënimin e tij me 22 vite burg. Si ndodhi ngjarja Ngjarja e bujshme […]

Korrik 1, 2024 - 16:35
 0
Vrasja e biznesmenit Pjerin Xhuvani në Elbasan, Apeli dënon me 7 vite burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Apelit ndryshon vendimin e dënimit të Arbër Paplekajt.

Gjykata vendosi: “Ndryshimi vendimi te Elbasanit dhe dënimin e Arbër Paplekajt për vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes dhe dënimin e tij me 7 vjet.

Kujtojmë se Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dënimin e tij me 22 vite burg.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota (punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.

Përplasja me armë ndodhi për shkak të zgjedhjeve. Struktura e Mbrojtjes së votës e ngritur nga PD pretendonte se makina e shtabit të PS-së është kapur duke shpërndarë para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës, është thirrur edhe policia.

Në vendin e ngjarjes mbërriti më pas nëndrejtori i Policisë së Elbasanit, Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave. Pas mbërritjes së policisë, në vendngjarje erdhi edhe një automjet me simpatizantë të PS-së.

Në këtë moment ka nisur edhe shkëmbimi i zjarrit mes palëve. Pak minuta pas ngjarjes u vetëdorëzua në polici ish-efektivi i RENEA-s Arbër Paplekaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Xhuvanit gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ky i fundit ka thënë vazhdimisht se ka qëlluar për vetëmbrojtje./s.e.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.