Favorizonte qytetarë t’u shmangeshin gjobave, pezullohet nga detyra efektivi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë K. K., 27 vjeç, me detyrë trup […]

Korrik 1, 2024 - 17:00
 0
Favorizonte qytetarë t’u shmangeshin gjobave, pezullohet nga detyra efektivi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër) ka zbatuar urdhrin e Prokurorit për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë K. K., 27 vjeç, me detyrë trup shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Në kuadër të hetimeve lidhur me këtë procedim penal është krijuar dyshimi i arsyeshëm që punonjësi i policisë K. K., duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij me detyrë trup shërbimi trafiku urban dhe Interurban, DVP –Kukës, favorizonte persona të ndryshëm, me qëllim që të mos gjobiteshin apo të kalonin pa u kontrolluar nga policia./s.e.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.