Panik në ajër, avioni goditet nga turbulencat e forta, plagosen dhjetëra pasagjerë

Të paktën 30 pasagjerë po trajtohen për lëndime në Brazil, pasi avioni i linjës Air Europa u godit nga turbulenca të forta. Boeing 787-9 Dreamliner hit such strong turbulence Monday that a passenger ended up in the overhead baggage compartment. It was Air Europa flight UX045 flying from Madrid to Montevideo. There were some severe […]

Korrik 1, 2024 - 21:50
 0
Panik në ajër, avioni goditet nga turbulencat e forta, plagosen dhjetëra pasagjerë

Të paktën 30 pasagjerë po trajtohen për lëndime në Brazil, pasi avioni i linjës Air Europa u godit nga turbulenca të forta.

Udhëtarët pësuan lëndime në pjesë të ndryshme të trupit dhe u detyruan të prisnin tre orë të shtrirë në dyshemenë e avionit përpara se largoheshin nga aty.

Fluturimi UX045 po nisej nga Madridi, Spanjë për në Montevideo, Uruguai, me 325 pasagjerë kur kapiteni kërkoi të bënte një ulje emergjente në orën 2:32 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar Governador Aluízio Alves në Natal.

Më shumë se 10 pasagjerë u dërguan me urgjencë në Spitalin aty pranë Monsenhor Walfredo Gurgerl, sipas Aeroportit në Brazil.

Ky ishte incidenti i dytë i Air Europa në më pak se 24 orë pasi një fluturim nga Madridi në Tel Aviv u devijua për në Romë./a.m

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.